Protestojnë studentët serb, përballën me policinë

Prishtinë | 01 Pri 2026 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Qindra studentë serbë janë përleshur me policinë të martën në Beograd, gjatë një proteste kundër një kontrolli policor në zyrat e Universitetin e Beogradit, duke rritur tensionet mes autoriteteve dhe aktivistëve antiqeveritarë.

Sipas raportimeve të Reuters, turmat në qendër të qytetit u përleshën me policinë, të cilët përdoren forcë për të shpërndarë demonstruesit që brohorisnin dhe protestonin, transmeton Klankosova.tv.

Policia ka bërë të ditur se kontrolli ishte pjesë e një hetimi për vdekjen e një studenteje 25-vjeçare, e cila humbi jetën të premten pasi ra nga një dritare në një ndërtesë fakulteti aty pranë.

Rektori i universitetit, Vladan Djokic, u tha protestuesve se policia kishte hyrë në ndërtesë pa një shpjegim të vlefshëm ligjor, duke kërkuar dokumente dhe duke sekuestruar kompjuterë. “Mund të bastisësh ambientet e universitetit, por nuk mund të bastisësh ndërgjegjen e njerëzve”, deklaroi ai para turmës.

Të ngjashme