ZRRE ka deklaruar se është duke monitoruar situatën me njehsorë, dhe se, është duke grumbulluar informata me qëllim të sigurimit të një matjeje të drejtë dhe të saktë të konsumit të energjisë elektrike.
Tutje, në reagimin e ZRRE’së, apelohet tek të gjithë konsumatorët se, në rast që hasin në probleme të tilla që fillimisht t’i drejtohen KEDS’it, për verifikim dhe inspektim të njehsorit elektrik, përcjell Gazeta Express.
‘’ ZRRE siguron konsumatorët se të gjitha rastet e raportuara për mos-përputhje të kohës tarifore do të analizohen dhe shqyrtohen me kujdes. Në rast se konstatohet se ekzistojnë gabime në funksionimin e njehsorit elektrik, do të ndërmerren masat e nevojshme, në përputhje me legjislacionin dhe rregullat në fuqi’’, thuhet mes tjerash në reagimin e tyre.