Qeveria miraton projektligjin për masat për produktet bazë në treg të destabilizuar

Prishtinë | 03 Pri 2026 | 10:43 | Nga Ekonomia Online

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, është votuar Projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, raporton Ekonomia Online.

Projektligjin e ka prezantuar ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila.

“Sa i përket vendimmarrjes, për këto masa parashikohet themelimi i një bordi të pavarur për masat e përkohshme për rregullimin e çmimeve, i cili do të emërohet nga Kuvendi dhe do t’i raportojë atij.  Në projektligj janë përcaktuar edhe kushtet për emërimin e anëtarëve të bordit, kompetencat e tij, si dhe procesi i vendimmarrjes””, tha Kusari-Lila.

Të ngjashme