Deputetja e PDK-së ia largon flamurin kombëtar Kurtit gjatë fjalimit në Kuvend

Prishtinë | 03 Pri 2026 | 18:16 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbnora Salihu gjatë fjalës së kryeministrit Kurti ia ka larguar atij flamurin kombëtar nga foltorja e Kuvendit.

Salihu u afrua te kryeministri Kurti derisa ky i fundit po fliste për ndikimin ekonomik të rritjes së çmimeve dhe masat e Qeverisë së tij. Salihu në shenjë proteste largoi flamurin kombëtar.

Kujtojmë se sot në Kuvendin e Kosovës po diskutohet mbi pasojat ekonomike të rritjes së çmimit të naftës në vend./KlanKosova.tv.

Të ngjashme