Abdixhiku pasi pyetet për pozita: Natyrisht që e kam në mendje, por s’e kam për publikun

Prishtinë | 06 Pri 2026 | 14:01 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se nuk ka pasur ndonjë gjë të re nga ky takim, duke shtuar se tani nuk mund të flasë për pozicione dhe për kërkesat që ka kjo parti për të arritur marrëveshje për presidentin, raporton Ekonomia Online.

Ai, ka thënë se ka diçka në mendje, por se këtë nuk dëshiron ta tregojë.

“Njëherë duhet të merremi rreth parimeve të procesit, pra a duhet të kemi një situatë ku të gjitha pozicionet institucionale i takojnë një partie politike e më pas në qoftëse jo, si do të duket kjo marrëveshje. Pra, në këto rrethana ende nuk kemi diskutime konkrete për pozicione.. Natyrisht që e kam në mendje, por se kam për publikun, e  kam për mendjen dhe për publikun edhe për popullin e Kosovës kam vetëm lajme se po përpiqemi të bëjmë zgjidhje dhe do të përpiqemi”, ka thënë ai.

“Po përpiqemi të gjejmë zgjidhje, derisa jemi në takime, po përpiqemi për zgjidhje. Në momentin që s’ka takime atëherë e kuptoni që zgjedhjet janë të pashmangshme. Pra, nëse s’bëjmë asgjë në tri javët e ardhshme zgjedhjet i kemi të pashmangshme”, ka shtuar ai.

Të ngjashme