Analisti i ekonomisë, Arton Muhaxheri ka kërkuar nga liderët e partive opozitare që të mos i shkojnë në takim kryeministrit, Albin Kurtit.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Muhaxheri ka shkruar se Kurti po tallet me ta sa herë që po i takon, dhe se këtë skenar e kanë parë edhe para zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Postimi i tij i plotë:
Mos shkoni në takim.
Ai po tallet sa herë që po ju takon. Këtë skenar e kemi parë edhe para zgjedhjeve të 28 dhjetorit; nuk ka asnjë arsye ta kalojmë prapë të njëjtën rrugë.
-Pse nuk duhet me shku:
Çdo takim me të i jep mundësi me e ushqy militantin.
Nga takimi nxjerr fjalë që nuk i keni thënë dhe mendime që nuk i keni dhënë.
Pra, e përdor takimin për manipulim.
-Çka ndodh nëse nuk shkoni:
Ai mbetet vetëm me një narracion: “opozita nuk po më takon”.
Kjo është shumë më pak e dëmshme sesa manipulimi pas takimeve.
-Çka ndodh nëse shkoni:
Përfundoni duke u përballë me deklarata të shtrembëruara.
Hyni në një lojë “fjala ime kundër tendes”.
Dhe këtu dihet kush fiton.