Sadiku: Tentativa e Kurtit duket të jetë ose ta çojë vendin në zgjedhje, ose të hyjë në koalicion me PDK-në

Prishtinë | 06 Pri 2026 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku e ka komentuar deklaratën e kryeministrit Kurti se vetëm një shumicë prej 84-85 deputetësh do të siguronte zgjedhjen e presidentit.

Kjo, sipas Sadikut, nënkupton se ai nuk është i interesuar për zgjedhjen e presidentit në bashkëpunim me LDK-në.

“Sipas kësaj logjike, tentativa e tij duket të jetë ose ta çojë vendin në zgjedhje, ose të hyjë në koalicion me PDK-në”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Të ngjashme