Marrëveshja e Ohrit, Behrami: Kurti negocion përmes kanaleve të fshehta

Prishtinë | 06 Pri 2026 | 19:04 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami ka folur për Marrëveshjen e Ohrit, duke thënë se kryeministri Albin Kurti tenton ta zbatojë atë përmes ndryshimeve ligjore brenda vendit.

Ai u shpreh se Kurti ka ndryshuar strategjinë e negociatave, sepse sipas tij, ai negocion përmes kanaleve të fshehta.

“Trumpi vepron më ndryshe se Bashkimi Evropian. Është e vërtetë që Bashkimi Evropian e ka toleruar z.Kurti, i cili e ka ndryshuar strategjinë e negociatave. Z.Kurti nuk negocion më me fotografi, me shtrëngim duarsh, me buzëqeshje, ky negocion përmes kanaleve të cilat janë kanale të fshehta, ku një zyrtar i tij udhëton në Bruksel dhe krejt implementimin e Marrëveshjes së Ohrit ky është duke e bërë përmes ndryshimit të Ligjit dhe të Rregullores. Ky e din që me Trumpin nuk ka strategji djallëzore të impementimit, ajo duket me u implementu menjëherë”, tha ai në Klan Kosova.

Të ngjashme