Haxhiu takon Endri Shabani dhe Naim Qelaj, diskutohet bashkëpunimi për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve

Prishtinë | 07 Pri 2026 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Avokatin e Popullit të Republikës së Shqipërisë, Endri Shabani, i shoqëruar nga një delegacion, si dhe Avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj.

Gjatë takimit, u diskutua për rolin dhe rëndësinë e institucioneve të Avokatit të Popullit në të dyja republikat, me theks të veçantë në punën dhe angazhimin e tyre në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve.

Po ashtu, bashkëbisedimi u fokusua edhe në praktikat më të mira të raportimit të këtyre institucioneve në kuvendet përkatëse, duke u theksuar rëndësia e bashkëpunimit dhe komunikimit të ndërsjellë, si dhe mundësitë për forcimin e mëtejmë të këtij bashkëveprimi.

Të ngjashme