MINT cakton Artan Demollin u.d Sekretar i Përgjithshëm: Shfuqizohen vendimet e mëhershme lidhur me ushtrimin e kësaj detyre

Prishtinë | 07 Pri 2026 | 17:25 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se Artan Demolli është caktuar ushtrues detyre në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj ministrie.

Në njoftim shtohet edhe se, vendimi është nënshkruar nga ministrja Mimoza Kusari Lila.

‘’Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shfuqizohen vendimet e mëhershme lidhur me ushtrimin e kësaj detyre, pozitë e cila deri më tani është ushtruar nga Agim Xhuraj’’, thuhet në njoftim.

Postimi:

Artan Demolli caktohet ushtrues detyre në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të MINTI-t

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) e ka caktuar z. Artan Demollin ushtrues detyre në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të MINTI-t.

Vendimi është nënshkruar nga ministrja Kusari-Lila dhe hyn në fuqi ditën e nënshkrimit.

Sipas vendimit, z. Artan Demolli do të ushtrojë detyrat dhe përgjegjësitë e Sekretarit të Përgjithshëm në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shfuqizohen vendimet e mëhershme lidhur me ushtrimin e kësaj detyre, pozitë e cila deri më tani është ushtruar nga Agim Xhuraj.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit mbetet e përkushtuar për vazhdimin e funksionimit institucional dhe përmbushjen e obligimeve në kuadër të mandatit të saj.

Të ngjashme