Zemaj për koalicion e mundshëm LDK-VV: Nuk ka pritshmëri të madhe, por ka pasur bisedime individuale

Prishtinë | 07 Pri 2026 | 19:16 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se një koalicion me VV shihet me skepticizëm dhe duhet të bazohet në parime dhe mbajtje të fjalës, duke marrë parasysh edhe zhvillimet me Vjosa Osmanin.

Ai shtoi se nuk ka pritshmëri të madhe për një koalicion, por ka pasur bisedime individuale lidhur me situatën.

“Ka pas bisedime individuale mbi situatën. Nuk është pritshmëri e madhe që të jetë koalicion, apo të qëndrojmë detyrimisht në opozitë…

“Dhe jo në mënyrë recidive të bëhemi pjesë e qeverisë, por ka pasur edhe mendime që nëse kërkojmë diçka si kërkesë, cili është favori i LDK-së, por mbi të gjitha cili është favori i qytetarëve. Ka një llojë skepticizmi për këtë koalicion”, tha ai në Klan Kosova.

Të ngjashme