Valon Ramadani i Vetëvendosjes, ka thënë se partia në të cilën ai bënë pjesë është e gatshme të shkoj në zgjedhje edhe gjashtë herë të tjera, ose “sa herë të duan”.
Ai në një postim në Facebook tha se LVV nuk “lëshon pe”.
Postimi i Ramadanit:
Ne jemi të gatshëm me shku në zgjedhje në qershor pastaj prapë në dhjetor, pastaj prapë qershor, dhjetor, qershor, dhjetor, sa herë të duan.
Por nuk e kemi në plan të lëshojmë pe përballë partive që nuk e pranojnë realitetin e fitores 51% dhe nuk janë të gatshëm për zgjidhje me konstruktivitet për demokracinë dhe shtetin e Kosovës.