Detaje të reja kanë dalë në pah lidhur me ngjarjen tragjike që ndodhur dje rreth orës 09:55 në Llaushë të Skenderajt, ku një person dyshohet se vdiq si pasojë e zjarrit.
Derisa sot, bëhet e ditur se një burrë ka njoftuar se e ka gjetur djalin e tij të asfiksuar dhe pa shenja jete.
Sipas ankuesit, i biri ishte me të meta mendore.
“Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe ekipi mjekësor dhe konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh transmeton Klankosova.tv.
Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.