Në rend dite 12 pika, fillon seanca e Kuvendit

Prishtinë | 10 Pri 2026 | 10:53 | Nga Ekonomia Online

Ka nisur me gati një orë vonesë seanca plenare e Kuvendit  të Kosovës në të cilën janë paraparë 12 pika të rendit të ditës, raporton Ekonomia Online.

Në këtë seancë janë paraparë edhe votimi i dy rezoluta nga opozita.

Rendi i ditës:

1.  Miratimi i rendit të ditës,

2. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

3.  Deklarimet jashtë rendit të ditës,

4.  Pyetjet parlamentare,

5. Votimi i Projektligjit nr. 10/L-015 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Sektorit Financiar të Kosovës,

6. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-016 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për Programin e Kredisë të Bazuar në Politika,

7. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-017 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe KfË, Frankfurt am Main, për Programin e Kredisë të Bazuar në Politika në sektorin e Energjisë dhe Klimës për Kosovën,

8. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-018 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0,

9. Votimi i Propozim-Rezolutës për rritjen e çmimeve të naftë, mungesa e ndërhyrjes së Qeverisë dhe ndikimi i drejtpërdrejtë në koston e jetesës si dhe stabiliteti ekonomik i vendit,

10. Zgjedhja e 1 (një) anëtari Joprokuror në Këshillin Prokurorial të Kosovës,

11. Shqyrtimi i “Propozim-Rezolutës për mbrojtjen e së vërtetës historike të luftës në Kosovë 1998–1999”,

12. Propozimi i grupeve parlamentare të PDK-së dhe AAK-së për emërimin e deputetëve në  komisionet parlamentare.

Të ngjashme