Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, në seancën e Kuvendit ka pasur kritika ndaj ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia duke thënë se pacientët po përballen me lista të gjata pritjeje për trajtim, ndërsa situata bëhet edhe më e rënduar në repartet emergjente, raporton Ekonomia Online.
Sipas saj, ministri Vitia po bën propagandë.
“Besoj sot krejt qytetarët e Kosovës kanë me qenë të kënaqur qysh e pasni bërë shëndetësinë. Dhe po bën propagandë, po bën propagandë me i çu në spitalet private. Me i çu te Olive, o ministër. Atje ku keni investu ju, atje ku i keni marrë rrogat e mëdha, atje ku keni punsuar gruan. Bile bile, se nuk doja me u lëshu personal, ky ministër, krejt ato klinika që i ka rivale, inspektoratin shëndetësor e çon me i sulmu edhe me i mbyllë për shkak me i dhënë përparësi Olive-s tuaj. Kjo është fakt, kjo është e vërtetë”, tha ajo.
