Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e Qendrës Emergjente në QKUK, thuhet se do të përfundojë brenda 30 muajsh

Prishtinë | 10 Pri 2026 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se sot është nënshkruar kontrata për realizimin e projektit, sipas së cilës Qendra Emergjente pritet të përfundojë brenda afatit prej 30 muajsh.

Vitia tha se pas tejkalimit të “një sërë sfidash procedurale dhe administrative”, Ministria ka marrë dritën e gjelbër për vazhdimin e punimeve hapur rruga për ndërtimin e Qendrës Emergjente në QKUK.

Të ngjashme