Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL UÇK) ka njoftuar se Kryesia e saj ka zhvilluar sot takime me strukturat udhëheqëse të degëve në Vushtrri dhe Obiliq.
Sipas njoftimit, këto takime janë pjesë e angazhimeve të vazhdueshme për koordinim dhe forcim të veprimtarisë së organizatës në nivel lokal.
“Ruajtja dhe afirmimi i vlerave të luftës së UÇK-së, si dhe mbrojtja e të drejtave të veteranëve, mbeten prioritet i pandërprerë për ne”, thuhet në njoftimin e OVL UÇK-së.
Tutje theksohet se angazhimi i kësaj organizate do të vazhdojë në mënyrë të qëndrueshme deri në realizimin e plotë të kërkesave të veteranëve.
“Angazhimi ynë do të vazhdojë pa u lëkundur deri në përmbushjen e plotë të këtyre të drejtave legjitime”, thekson OVL UÇK.