Gjatë ditës së djeshme një shtetas turk me banim në Kosovë ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë ata i kanë vjedhur kasafortën në të cilën kishte para të gatshme dhe disa orë dhe stoli ari.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.