Projektligji për Energjinë, përplasë deputetët në Komisionin për Ekonomi

Prishtinë | 14 Pri 2026 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Përplasjet mes deputetëve kanë shoqëruar diskutimin për Projektligjin për Energjinë në Komisionin për Ekonomi, ku deputeti i PDK-së, Ferat Shala, e ka cilësuar si “shembull të keq” punën e ish-ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, raporton Ekonomia Online.

Debati u zhvillua gjatë pyetjeve që Shala kishte ndaj ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ndërsa në përgjigje ndërhyri deputetja e VV-së, Rozeta Hajdari.

“Po t’i sqarojmë. Unë, prej përvojës si ish-Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, njoftoj që, sikurse rregullatori që është organ i pavarur, edhe ministria në rastin ekzekutiv, ka pasë departamente për analiza, departamente politikëbërëse për analiza, departamente legjislative për shqyrtimet e atyre analizave, për hartim të politikave, sepse unë e kam gjetë atë ministri pa asnjë politikë sektoriale dhe në fund ka ardhë në kabinet për miratim”, tha ajo.

Ndaj kësaj deklarate reagoi deputeti Shala, i cili kritikoi punën e saj gjatë kohës sa ishte ministre.

“Po po më vjen keq që po të them. Shembull i ministrisë suaj nuk janë këtu, jemi duke folur për ministren. Shembulli juaj me të thënë të drejtën, është shembull i keq”, tha ai.”, tha ai.

Të ngjashme