Ministria e Financave ka ftuar kompanitë e kualifikuara të konsulencës që të shprehin interesimin për ofrimin e shërbimeve të verifikimit të pavarur në kuadër të Projektit për Zhvillimin e Sektorit Financiar në Kosovë, i mbështetur nga Banka Botërore.
Projekti mbështetet nga një financim prej 49.3 milionë eurosh nga Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA) dhe synon forcimin e stabilitetit financiar dhe promovimin e përfshirjes financiare në Kosovë.