Zbulohen detaje rreth dasmës së Taylor Swift e Travis Kelce

Prishtinë | 14 Pri 2026 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Taylor Swift dhe Travis Kelce thuhet se kanë zbuluar datën dhe vendin e dasmës së tyre, duke dërguar njoftime paraprake për të ftuarit.

Sipas raportimeve, këngëtarja dhe ylli i NFL janë fejuar që në muajin gusht të vitit të kaluar pas dy vjetësh lidhje, dhe tani kanë njoftuar familjarët dhe miqtë se dasma do të mbahet më 3 korrik në New York. Kjo vjen pavarësisht zërave të mëparshëm se ceremonia do të zhvillohej në Rhode Island, ku Swift ka një pronë të madhe, ka raportuar FemaleFirst.


Kelce ka bërë edhe shaka për pijet në dasmë, duke treguar se do të shërbehet brendi i tij i birrës, “Garage Beer”. Kur u pyet sa fuçi do të ketë në festë, ai u përgjigj duke thënë se “nuk mund t’i numëroj dot aq shumë”.

Kelce dhe vëllai i tij, Jason Kelce, janë bërë pronarë kryesorë të këtij brendi birre që nga viti 2024.

Ndërkohë, Swift ka lënë të kuptohet se lista e të ftuarve do të jetë shumë e madhe. Në një intervistë me Graham Norton, ajo i ka thënë atij se do ta ftojë personalisht.

Kur ai e pyeti nëse dasma do të bëhej në vitin 2026, ajo u përgjigj me humor duke i thënë se “do ta marrësh vesh”.

Ai ka bërë shaka se nëse është i ftuar, atëherë dasma duhet të jetë shumë e madhe.

“Po, do të jetë gjigante”, ka konfirmuar Swift.“E di që do të jetë argëtuese për t’u organizuar, sepse dasmat më stresuese janë ato me pak të ftuar, ku duhet të vendosësh kush meriton të vijë dhe kush jo. Unë nuk do ta bëj këtë”.

Ajo ka folur edhe për momentin e propozimit, duke e përshkruar si shumë të veçantë.

“Ai bëri një punë të shkëlqyer për të më befasuar”, ka thënë këngëtarja.

Sipas saj, Kelce kishte organizuar gjithçka në fshehtësi.

“Ndërsa po flisnim në podcastin e tij, ai ndërtoi një kopsht të tërë pas shtëpisë për të bërë propozimin. E dha maksimumin”, ka thënë ajo.

Të ngjashme