Policia e Kosovës ka shpallur rezultatet e verifikimit të së kaluarës për kandidatët që kanë aplikuar për pozitën e zyrtarit policor, në kuadër të konkursit me numër reference 10/1-01/SRS/386/2025.
Sipas njoftimit zyrtar, ky konkurs ka qenë i hapur nga data 17 qershor 2025 deri më 7 korrik 2025, ndërsa procesi i verifikimit të së kaluarës është realizuar në përputhje me procedurat dhe standardet e parapara për rekrutimin në Policinë e Kosovës.