Thellohet bashkëpunimi kulturor ndërmjet Kosovës dhe Maltës

Prishtinë | 19 Pri 2026 | 15:16 | Nga Ekonomia Online

Gjatë një vizite zyrtare në Maltë, në kuadër të zbatimit të marrëveshjes së arritur më herët ndërmjet dy vendeve, është diskutuar thellimi i bashkëpunimit kulturor ndërmjet Kosovës dhe Maltës.

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci ka zhvilluar takime me përfaqësues të institucioneve kyçe të kulturës dhe trashëgimisë në Maltë, përfshirë Ministrinë e Kulturës, Agjencinë e Kulturës, Heritage Malta dhe Komitetin Kombëtar për Trashëgiminë Botërore të UNESCO.

Gjatë takimeve është diskutuar për zhvillimin e sektorit të kulturës, si dhe për mënyrat e menaxhimit, ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore, me qëllim të nxitjes së zhvillimit të qëndrueshëm dhe mirëqenies së komuniteteve.

Sipas njoftimit, kjo vizitë konsiderohet një hap i rëndësishëm në forcimin e koordinimit ndërinstitucional dhe shkëmbimin e praktikave të mira mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të vlerave kulturore.

Të ngjashme