Tragjedi në SHBA, tetë fëmijë të vrarë pas të shtënave në masë

Prishtinë | 19 Pri 2026 | 19:09 | Nga Ekonomia Online

Tetë fëmijë janë vrarë pas të shtënave në masë në Shreveport të Lousianës së SHBA-ve.

Siç raporton NBC News, zyrtarët policorë të Departamentit të Policisë së Shreveportit iu përgjigjën thirrjes së bllokut 300 të West 79th Street menjëherë pas orës 6 të mëngjesit (sipas orës lokale) pas raportimeve për një shqetësim familjar, përcjell Insajderi.Zëdhënësi i policisë Christopher Bordelon e përshkroi skenën e krimit si “të gjerë”, që përfshin dy shtëpi në zonë dhe një të tretë në “Harris Street”, aty pranë.

Dhjetë persona u qëlluan, ku tetë prej tyre mbetën të vrarë. Viktimat janë të moshës nga 1 deri në 14 vjeç, bëri të ditur Bordelon në një konferencë për shtyp. Ai tha se të shtënat ndodhën të shtunën në mbrëmje.Personi përgjegjës, sapo u largua nga vendi i ngjarjes, kreu një grabitje makine këtu, shumë afër qoshes së West 79th dhe Lynnwood, në të cilën kohë, zyrtarët e patrullës së policisë së Shreveport e ndoqën automjetin”, tha Bordelon.

Zyrtarët policorë qëlluan dhe vranë të dyshuarin gjatë ndjekjes, shtoi tutje Bordelon.

Të ngjashme