Tensione në ndeshjen Vëllaznimi-Rilindja, dy tifozë në pranga – detajet

Prishtinë | 19 Pri 2026 | 20:32 | Nga Ekonomia Online

Një situatë e tensionuar ka mbretëruar pas ndeshjes që u zhvillua në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë mes Vëllaznimit dhe Rilindjes.

Loja e cila përfundoi 1:1, ka ngjallur pakënaqësi tek tifozët gjakovarë të cilët iu vërsulën zhveshtoreve të klubit të tyre, duke fyer stafin.

Për këtë u deshtë edhe intervenimi i policisë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi, deklaroi për Klankosova.tv. se dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është shoqëruar në stacionin policor.Pas ndeshjes midis Rilindjes dhe Vëllaznimit në Pejë, disa tifozë të Vëllaznimit fyen stafin e klubit të tyre për shkak të pakënaqësisë së tyre. Pasi dolën nga stadiumi, ata dëmtuan edhe dy makina. Policia ndërhyri, duke arrestuar dy persona dhe duke shoqëruar një tjetër në stacion. Prokurori është njoftuar gjithashtu për rastin”, deklaroi Gashi për Klankosova.tv.

Të ngjashme