Themelohet Garda për Mbrojtjen e Natyrës, marrin pjesë Kurti dhe Pacolli

Prishtinë | 22 Pri 2026 | 08:59 | Nga Ekonomia Online

Sot do të mbahet aktiviteti për themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, një nismë që synon forcimin e mbrojtjes së mjedisit në Kosovë.

Ngjarja do të zhvillohet në orën 11:00, në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Në këtë aktivitet do të jenë të pranishëm edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, si dhe Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli.

Themelimi i kësaj garde konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt rritjes së angazhimit institucional për mbrojtjen e natyrës dhe përmirësimin e menaxhimit të burimeve mjedisore në vend.

Ngjarja organizohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Të ngjashme