Sulmohet me sende të forta një 60-vjeçar në Vlorë, lëndohet rëndë në kokë

Prishtinë | 26 Pri 2026 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

Një 60-vjeçar dyshohet se është sulmuar me sende të forta në zonën e Lungomares.

Siç raporton Euronews.al, viktima me inicialet I.K., është sulmuar mbrëmjen e së shtunës në bypass-in e Lungomares, në brendësi të pallateve.

Ai është transportuar fillimisht në spitalin e Vlorës, ku është diagnostikuar me “paz capitis” (lëndim në kokë), ndërsa për shkak të gjendjes do të transferohet drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.

Policia po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme