Janë publikuar disa foto të reja të momenteve menjëherë pas ndalimit nga forcat e rendit të të dyshuarit për të shtënat në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.
I dyshuari u raportua të jetë një 31-vjeçar, Cole Tomas Allen, nga Kalifornia.
Sipas të dhënave publike, ai ka punuar si mësues dhe zhvillues i video lojërave në Kaliforninë Jugore dhe ka studiuar inxhinieri në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni (Caltech).
Ai ishte i armatosur me një pushkë gjahu (shotgun), një pistoletë dhe disa thika. Sipas shefit të përkohshëm të Policisë së Uashingtonit, Jeffrey Carroll, ai shkëmbeu zjarr me forcat e rendit kur u ndalua dhe më pas u arrestua.

