Operacion antidrogë në Tiranë, gjendet kanabis e kokainë e fshehur në tullat e murit

Prishtinë | 26 Pri 2026 | 12:53 | Nga Ekonomia Online

Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke goditur dy raste të shitjes së kokainës dhe cannabis.

Në kuadër të operacionit “Different”, u arrestuan shtetasit B. Rr., 22 vjeç, dhe R. N., 27 vjeç, pasi në rrugën “Jordan Misja” u gjetën sasi të lëndëve të dyshuara narkotike gati për shitje. Sasitë ishin fshehur me qëllim shmangien e kontrollit policor, shkruan rtsh.al.

Po ashtu, u arrestua shtetasi B. K., 49 vjeç, ndërsa u proceduan penalisht djali i tij, B. K., 18 vjeç, dhe shtetasi K. Ç. Gjatë kontrollit në lokalin e 49-vjeçarit dhe gjatë kontrollit fizik, policia gjeti sasi të cannabis sativa dhe kokainë, që dyshohet se ishin të destinuara për shitje.

Shtetasit e proceduar u kapën me lëndë narkotike dhe objekte të ndaluara. Në automjetin e K. Ç., të parkuar pranë lokalit, u gjet një tabelë policie.

Disa nga rastet e fshehjes së lëndës narkotike ishin edhe në tullat e mureve.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme