Sulmuan zyrtarët policor, dërgohen në mbajtje dy të dyshuar

Prishtinë | 29 Pri 2026 | 10:27 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar, dy burra dhe një grua pasi që të njëjti dy ditë më parë në Suharekë kanë rezistuar arrestimit me ç’rast edhe kanë sulmuar zyrtarët policor, të cilët edhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Pas intervistimit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Suharekë 27.04.2026-16:30. Lidhur me rastin, me 28.04.2026 janë arrestuar tre të dyshuar, dy meshkuj dhe një femër kosovare, pasi që të njëjtit kanë rezistuar arrestimit me ç’rast edhe kanë sulmuar zyrtarët policor, të cilët edhe kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje.

Të ngjashme