Instituti Albanologjik përfaqësohet në Konferencën e VIII-të Ndërkombëtare në Universitetin e Durrësit

Prishtinë | 29 Pri 2026 | 11:40 | Nga Ekonomia Online

Në Universitetin e Durrësit “Aleksandër Moisiu”, më 29 prill i zhvilloi punimet Konferenca VIII Ndërkombëtare me temën “Shaping the Future: Education&Innovation in a Digital Society” (“Formësimi i së ardhmes: Arsimi dhe inovacioni në shoqërinë digjitale”).

Në ditën e parë të punimeve të kësaj konference, mori pjesë edhe punonjësi shkencor i Institutit Albanologjik, prof. asoc. dr. Sejdi Gashi (bashkëpunëtor i lartë shkencor), i cili paraqiti punimin e tij shkencor “Phraseological expressions as part of the didactic apparatus in Albanian language textbooks for grades 6–9 in Kosova” (“Shprehjet frazeologjike si pjesë e aparatit didaktik në tekstet mësimore të gjuhës shqipe për klasat 6–9 në Kosovë”).

Konferenca u bashkorganizua nga tetëmbëdhjetë universitete të ndryshme nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Italia, Greqia, Anglia, Spanja dhe vende të tjera evropiane, në bashkëpunim edhe me UNESCO-n. Kjo ngjarje mblodhi studiues e pedagogë nga institucione të shumta të arsimit të lartë, duke e bërë atë një hapësirë të gjerë bashkëpunimi për shkëmbimin e ideve dhe praktikave novatore në fushën e arsimit.

Të ngjashme