Berjani: Çmimi i naftës nga 1.65 deri në 1.68 euro për litër, tregjet ndërkombëtare mbeten të paqëndrueshme

Prishtinë | 29 Pri 2026 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka deklaruar se sot çmimet e  naftës për litër në Kosovë sillen nga 1.65 deri në 1.68 euro.

Në një përgjigje me shkrim për Ekonomia Online, Berjani tha se ende nuk ka informacione nëse do të ketë rritje të çmimeve gjatë ditëve në vijim, për shkak të lëvizjeve të mëdha në tregjet ndërkombëtare.

“Çmimet e derivateve sot sillen përafërsisht në Kosovë: Dizelli nga 1.65 euro deri në 1.68 euro, ndërsa benzina 1.43 euro. Çfarë çmimesh do të kemi në ditët në vijim nuk mund të paragjykojmë, pasi ka lëvizje të mëdha në tregjet ndërkombëtare dhe në bursë”, tha Berjani.

Të ngjashme