Daut Haradinaj nga AAK ka përkujtuar me krenari dëshmorin Jakub Demaliaj nga Strellci, njëri ndër luftëtarët e hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj kujtoi edhe dëshmorin e orëve të para të lirisë, Bilall Mazrekaj nga Dranoci, i cili u vra në Kryq të Dranocit
“I përhershëm qoftë kujtimi për Jakubin e Bilallin, dhe për të gjithë të rënët për liri”, ka shkruar ai.