Molliqaj: Në 5 vitet e fundit, në Kosovë ka munguar një gjë: Opozita

Prishtinë | 29 Pri 2026 | 19:29 | Nga Ekonomia Online

Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, ka hedhur kritika ndaj partive opozitare në Kosovë.

Sipas tij, në pesë vitet e fundit vendit i ka munguar një opozitë e mirëfilltë, ndërsa akuzoi kryeministrin Albin Kurti se po synon të rrisë pushtetin e tij.

Postimi i plotë:

Në 5 vitet e fundit, në Kosovë ka munguar një gjë: Opozita.

Kurti po lufton të rris pushtetin e vet. Partitë opozitare që të kërkojnë më shumë hise në pushtet me të. Është e rëndësisë jetike që në Kuvendin e Kosovës të kemi opozitë përnjëmend që nuk operon me këtë logjikë. Ajo opozitë do të jetë PSD!

Bashkohu sot me ne!

Të ngjashme