Tetë persona të lënduar në një aksident në rrugën Tepelenë-Krahës

Prishtinë | 29 Pri 2026 | 19:55 | Nga Ekonomia Online

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë dëeguar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia rrugore ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit./TCh

Të ngjashme