Rritet deklarimi i qirasë në Kosovë: ATK raporton miliona euro të hyra nga bizneset dhe qytetarët

Prishtinë | 29 Pri 2026 | 20:45 | Nga Ekonomia Online

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë të ditur se deklarimi i të ardhurave nga qiraja po shënon rritje të vazhdueshme në vend.

Sipas njoftimit, mbi 30 mijë biznese dhe qindra qytetarë kanë deklaruar të ardhurat nga qiraja, duke kontribuar në rritjen e transparencës fiskale dhe formalizimin e tregut.

Vetëm gjatë vitit 2025, bizneset kanë paguar rreth 29.9 milionë euro nga të ardhurat e qirasë, ndërsa qytetarët mbi 1.27 milionë euro.

ATK thekson se të ardhurat nga qiraja përfshijnë si qiranë mujore ashtu edhe atë afatshkurtër (ditore dhe javore), duke nënvizuar se deklarimi i saktë ndihmon në rritjen e transparencës dhe përmirësimin e shërbimeve publike për qytetarët.

Të ngjashme