Ashtu sikurse çdo vit, 1 Maji, Dita e Punës, është kthyer në një ditë demonstratash dhe marshimesh në të gjithë Italinë. Mijëra njerëz u mblodhën në marshime në Milano, Torino, Napoli, Venecia, Palermo dhe shumë vende tjera.
Në Torino, situata u përshkallëzua, ku pati përplasje mes protestuesve dhe policisë. Marshimin e udhëheqin pankartat e sindikatave me sloganin “Punë Dinjitoze” dhe pankarta e Shoqatës Kombëtare të Partizanëve Italianë.