Tre artistë të njohur të skenës muzikore shqiptare, 2Ton, Ermal Fejzullahu dhe Ronela Hajati, kanë bashkuar forcat për projektin e tyre më të ri muzikor.
Kënga titullohet “Lema lema” dhe është publikuar e shoqëruar edhe me videoklip.
Për tekstin e këtij projekti janë përkujdesur 2Ton, Ronela dhe Ghulo, duke sjellë një bashkëpunim që pritet të tërheqë vëmendjen e publikut.