Jennifer Lopez u kthehet filmave romantikë me “Office Romance”

Prishtinë | 10 Maj 2026 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Netflixi ka ofruar pamjet e para të komedisë romantike me yjet Jennifer Lopez dhe Brett Goldstein.

Me regji nga Ol Parker dhe skenar të bashkëshkruar nga Goldstein dhe Joe Kelly, “Office Romance” ndjek kryepersonazhin, Jackie, një shefe ekzekutive e fuqishme që fillon një romancë me avokatin e ri të linjës së saj ajrore, Daniel. Kur vendosin të anashkalojnë rregullat e kompanisë dhe të ndjekin zemrat e tyre, lidhja e fshehtë mes çiftit i vë të dy në rrezik të shkatërrimit të karrierës.

Në film, Lopez dhe Goldstein luajnë përkrah emrave të shquar si Betty Gilpin, Amy Sedaris, Jodie Whittaker, Mary Wiseman, Tony Hale, Bradley Whitford dhe Edward James Olmos.

“Office Romance” nis së shfaquri në Netflix më 5 qershor.

Të ngjashme