Një person në Obiliq ka raportuar në Polici së persona të panjohur pasi ia kanë thyer depon, nga kasaforta i kanë vjedhur para të gatshme.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.
Njoftimi i plotë:
VJEDHJE E RËNDË
Obiliq / 12.05.2026 – 11:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, persona të panjohur pasi i kanë thyer depon, në kasafortë i kanë vjedhur para të gatshme ne vlere te konsiderueshme. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.