Rama prezanton ekipin e Kryeqytetit: Do ta vazhdojmë transformimin e Prishtinës

Prishtinë | 13 Maj 2026 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka prezantuar ekipin e ri të Kryeqytetit, duke theksuar përkushtimin dhe unitetin për vazhdimin e projekteve madhore dhe zhvillimin e mëtejmë të qytetit.

Përmes një postimi publik, Rama ka deklaruar se ekipi përbëhet nga profesionistë të përkushtuar, të bashkuar në shërbim të interesit publik dhe mirëqenies së qytetarëve të Prishtinës.

“Me përgjegjësi të përbashkët dhe përkushtim të plotë, do të funksionojmë si një ekip i vetëm për t’i vazhduar projektet madhore të Prishtinës dhe për t’i dhënë Kryeqytetit drejtimin që meriton”, ka shkruar ai.

Sipas Ramës, vizioni për të ardhmen e Prishtinës mbetet i qartë: një kryeqytet modern, funksional dhe dinjitoz për të gjithë qytetarët.

Të ngjashme