Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës ka ndarë nga 100 euro për pensionistët, sektorin privat, studentët dhe fëmijët duke thënë se është urgjente që blerja e votës me para të buxhetit të ndalet.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se qytetarët kanë nevojë për vende punë e paga të larta, e jo të mbesin në varfëri.
Postimi i tij i plotë:
Filmin e kemi pa.
Të njëjtit që i kanë marrë edhe në të kaluarën, prapë në varfëri kanë mbetë. Në fakt, një pjesë e madhe e tyre iu janë bashkangjitur të varfërve.
Është urgjente që blerja e votës me para të buxhetit të ndalet.
Qytetarëve në nevojë, në nevojë u takojnë shtesat. Shtesat duhet të rregullohen me ligj, e jo të përdoren si instrument për blerje vote
Qytetarët kanë nevojë për vende punë e paga të larta, e jo të mbesin në varfëri.