Avni Arifi, së bashku me nënkryetarët e Aleancës, Time Kadrijaj dhe Smajl Latifi, ka marrë pjesë në një takim të degëve dhe nëndegëve të Aleancës në qytetin Fulda të Gjermanisë, ku ishin të pranishëm përfaqësues nga disa vende të Bashkimit Evropian.
Gjatë takimit është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet degëve në mërgatë, koordinimin e aktiviteteve dhe thellimin e komunikimit me qendrën e Aleancës në Kosovë.
Si rezultat i këtij takimi, është vendosur unanimisht krijimi i një Trupi Koordinues të degëve të Aleancës në mërgatë, me rol konsultativ dhe koordinues.
Sekretar i këtij trupi është zgjedhur Sokol Mehmetaj, ndërsa ekipi do të përbëhet nga:
Gjermani: Ukë Blakaj dhe Selim Hoti
Zvicër: Isa Zeqiraj
Austri: Afrim Hasani
Francë: Astrit Kuçi
Belgjikë: Muhamet Belaj
Itali: Altin Berisha
Trupi i ri koordinues pritet të ndihmojë në bashkërendimin e punës së degëve, përgatitjen e proceseve zgjedhore dhe rritjen e angazhimit të anëtarësisë së Aleancës në mërgatë.