Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Elmi Reçica, ka marrë pjesë në hapjen e fushatës zgjedhore të PDK-së, të mbajtur mbrëmë në Ferizaj, në kuadër të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Reçica tha se Ferizaj “ndez dritën e ndryshimit për gjithë Kosovën”, duke theksuar se qytetarët janë të mobilizuar për t’i dhënë fund krizës dhe për të hapur rrugën e zhvillimit të vendit.
“Ferizaj sonte ndezi dritën e ndryshimit për gjithë Kosovën. Më 7 qershor, bashkë i japim fund krizës dhe hapim rrugën e zhvillimit”, ka shkruar Reçica.