Pas mbajtjes së Konventës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, kandidati për deputet nga kjo parti Gëzim Hazrolli ka publikuar një mesazh falënderues dhe mobilizues për qytetarët, duke theksuar se mbështetja e madhe në këtë tubim është dëshmi e besimit për ndryshim dhe energji të re politike në Kosovë.
Hazrolli tha se Konventa e Lidhja Demokratike e Kosovës përfaqësoi “zërin e mijëra qytetarëve të bashkuar”, duke shtuar se aty “zyrtarisht nisi rrugëtimi drejt fitores së madhe”.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen, siç u shpreh ai, “shpresës për ndryshim, energjisë së pastër dhe vullnetit për një Kosovë më të mirë”, duke kërkuar mbështetje për përfaqësimin e tij në Parlamentin e Kosovës.