Krasniqi: Do të angazhohem me përkushtim që të marrë besimin e qytetarëve

Prishtinë | 29 Maj 2026 | 11:39 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Niq Krasniqi, ka thënë se mbrëmë në tubimin e LDK-së në Prishtinë ishte një atmosferë e jashtëzakonshme, ashtu siç di ta krijojë vetëm LDK-ja dhe elektorati i saj rugovist.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Krasniqi ka shkruar se do të angazhohet me përkushtim që për këtë ofertë dhe program prosperues për të ardhmen tonë të marrim besimin e plotë të qytetarëve për të qeverisur dhe për të përfaqësuar denjësisht qytetarët e vendit tim.’

Postimi i tij i plotë:

Mbrëmë në tubimin e LDK-së në Prishtinë ishte një atmosferë e jashtëzakonshme, ashtu siç di ta krijojë vetëm LDK-ja dhe elektorati i saj rugovist!

Ndjehem i nderuar që, pas shumë viteve të përkrahjes, kësaj rradhe u bëra pjesë e rradhës së kandidatëve për deputetë që qëndrojnë dhe garantojnë një program zhvillimor për Kosovën me dinjitet në liri, pavarësi dhe demokraci funksionale.

Do të angazhohem me përkushtim që për këtë ofertë dhe program prosperues për të ardhmen tonë të marrim besimin e plotë të qytetarëve për të qeverisur dhe për të përfaqësuar denjësisht qytetarët e vendit tim.’

#LDK113, Niq Krasniqi ✅

Të ngjashme