Limaj krah Hamzës: Të bashkohemi, të fuqizohemi dhe të ecim së bashku drejt fitores

Prishtinë | 29 Maj 2026 | 13:41 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, pas bashkimit me Partinë Demokratike të Kosovës, të cilën do ta përkrah për zgjedhjet e 7 qershorit, mbrëmë mori pjesë edhe në tubimin hapës të këtij subjekti politik, që u mbajt në Ferizaj.

Limaj tashmë po e jep mbështetjen për PDK-në edhe përmes postimeve në rrjete sociale.

Ai sot ka shkruar se të bashkuar dhe të fuqizuar, do të ecin drejt fitores.

“Më 7 qershor, qytetarët kanë mundësinë t’i thonë STOP krizës dhe t’i hapin rrugë një kapitulli të ri për Kosovën.”

Të ngjashme