Kryeministri i Hungarisë Péter Magyar tha se si pjesë e marrëveshjes me Bashkimin Europian janë zhbllokuar 16.4 miliardë euro fonde për Hungarinë.
Magyar deklaroi se negociatat vazhduan edhe mbrëmë vonë dhe herët këtë mëngjes, pasi Hungaria “luftoi për çdo cent”.
Ai tha se paketa totale e fondeve të zhbllokuara nga BE-ja arrin në 16.4 miliardë euro, shkruan The Guardian.
Sipas tij, kjo shumë përbën rreth 13% të buxhetit shtetëror të Hungarisë, “kështu që mund ta kuptoni se për çfarë niveli fondesh po flasim”.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e shpjegoi sërish ndarjen e shumës totale: 10 miliardë euro vijnë nga fondi i rimëkëmbjes pas-Covid “NextGenerationEU”, 4.2 miliardë euro nga fondet e kohezionit të BE-së dhe 2.2 miliardë euro për lirinë akademike.
Në total bëhet fjalë për 16.4 miliardë euro – ose, siç e quajti von der Leyen, “një shumë mjaft e madhe”.
Magyar tha se qeveria e tij ka “shumicën më të fortë qeveritare” në Europë, gjë që do t’i mundësojë të miratojë të gjitha ligjet përkatëse, ndërsa sondazhet e hershme tregojnë një rritje të mëtejshme të mbështetjes publike për partinë e tij, Tisza Party.
Ai shtoi se marrëveshja politike e arritur sot dërgon “një sinjal politik shumë të fortë”.