Ushtrimi “Ujku i Pamposhtur 01” në rajonin e Gjakovës, FSK del me njoftim për qytetarët

default
Prishtinë | 29 Maj 2026 | 17:19 | Nga Ekonomia Online

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se nga data 31 maj deri më 05 qershor 2026  do të realizojnë ushtrimin fushorë validues ” Ujku i Pamposhtur 01”

FSK bën të ditur se gjatë kësaj periudhe do ketë lëvizje të konvojeve nga vendet ku do të jetë e vendosur Forca e Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe Poligonit ushtarak në Babaj të Bokës.

“E gjithë kjo lëvizje do bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit, andaj kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët” njofton FSK.

Të ngjashme