Pronari i “Patron NTSH”, Driton Morina: Objekti po rrënohet pa vendim gjyqësor, investuam 1.3 milion euro me leje të rregullta

Prishtinë | 29 Maj 2026 | 18:09 | Nga Ekonomia Online

Driton Morina, pronar i pompave “Patroni” ka reaguar lidhur me rrënimin e objektit në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, duke deklaruar se kompania “Patron NTSH” ka investuar rreth 1.3 milion euro në këtë pronë, ndërsa toka ishte marrë me qira përmes kontratës me shtetin.

Sipas Morinës, të gjitha lejet për ndërtimin e objektit janë siguruar në mënyrë të ligjshme pranë institucioneve kompetente.

Ai pretendon se lirimi i pronës pa një vendim gjyqësor të formës së prerë bie ndesh me praktikën gjyqësore në Kosovë dhe paralajmëron se dëmi ndaj kompanisë pritet të jetë i madh deri në përfundimin e proceseve gjyqësore.

Morina gjithashtu ka theksuar se personat e përfshirë në incident nuk përfaqësojnë kompaninë dhe as qëndrimet e saj.

“Si investitor vendor, gjithmonë kam kontribuar për punësimin dhe zhvillimin e vendit. Ndihem i zhgënjyer që një investim me leje të rregullta po trajtohet në këtë mënyrë”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme